Ora News – Fuqia ndaj korrupsionit, nivel i ulët besimi te parlamenti e gjykatat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Korrupsioni i ka duart e gjata në Shqipëri dhe denoncimet në media janë të pakta si rezultat i probleme qe kalon vetë media me lirinë e saj dhe presionet nga politika dhe krimi. Sipas studimit të Fondacionit Konrad Adenauer të kryer me 100 gazetarë dhe mbi 1000 qytetarë institucionet me nivelin më të ulët të besimit janë Parlamenti, Partitë Politike dhe Gjykatat
Gazetarët që ndryshe konsiderohen si qen roje të pushtetit, deklarohen të pamotivuar për t?i denoncuar rastet e korrupsionit në media, edhe pse qytetarët kanë një prishtmëri të lartë ndaj tyre
Nga një studim i Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer në 100 gazetarë dhe 1080 qytetarë rezulton se perceptimi qytetar dhe gazetaresk është thuajse në të njëjtën linjë kur pohojnë së institucionet me nivel më të ulët besimi në luftën kundër korrupsionit janë Gjykatat, partitë politike dhe parlamenti. Por vlerësimi për policinë e shtetit është më i larti së institucionet e tjera.
67 % e të anketuarëve mendojnë që qeveria reagon pak ose shumë pak për denoncimin e korrupsionit në media. I befasuar nga gjetjet e këtij studimi, Kreu i KLSH e konsideroi të turpshëm realitetin.
Leskaj: Rezultatet e sontazhit ishin shokuese, dhe na bejne te ndihemi me turp.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fuqia-ndaj-korrupsionit-nivel-i-ulet-besimi-te-parlamenti-e-gjykatat/

Recommended