Report TV - SHBA magjistratëve: Mbani sytë hapur ndaj korrupsionit, jeni shpresa e Shqipërisë
  • 5 years ago
E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones kërkon nga magjistratët e rinj që të mbajnë sytë hapur për të luftuar krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

"SHBA e mbështet Shqipërinë në transformimin e sistemit të drejtësisë. Vite më parë një grup i lartë zyrtarësh amerikanë qëndruan para disa studentëve ku u përpoqën të japin leksionet e tyre lidhur me drejtësinë në vende të ndryshme të botës. Ju mund të jeni pjesë e dickaje më të madhe se vetja juaj, mund të zgjidhni për t'i dhënë progres reformës në drejtësi për të ecur përpara dhe ju jeni kryesorë. Përpjekjet tuaja do të jenë mjaft të rëndësishme për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri.

Do të merrni vendime për një sistem drejtësie transparent për të luftuar korrupsionin. Ju do të flisni për sistemin e ri të drejtësisë, do të respektohet cdo individ. Ju bëj thirrje për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të suksesshme. Duhet ti mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit, jeni vigjilent ndaj tyre. Secili mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë përpjekjet tuaja do të krijojnë dicka mjaft të rëndësishme. Është momenti juaj për të qenë pjesë e dickaje të madhe" tha ajo.
Recommended