SHBA: Çmontoni rrjetën e korrupsionit - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten pengesat kryesore per zhvillimin e ekonomisë ne Shqipëri. Deklarata u bë nga zv/ambasadori amerikan ne Tiranë Daniel Koski, i cili gjatë një aktiviteti për miratimin e planeve vendore të qyteteve, tha se kjo klime largon investitorët.?Korrupsioni mbyt çdo nivel te qeverise. Krimi i organizuar pengon aktivitetin e biznesit. Dhe nje gjyqësor i korruptuar ndihmon korrupsionin dhe largon investitorët. Shqipëria ka bere disa përparime, por rruga per te ndertuar ëndrrën shqiptare eshte akoma larg. SHBA do te vazhdoje te mbështesë përpjekjen e Shqipërisë per ta ndërtuar ate ëndërr. Do te vazhdojmë te ndihmojme Shqipërinë te çmontoje rrjetën e korrupsionit dhe krimit te organizuar, ne menyre qe qytetaret shqiptare te krijojne mundësitë ekonomike per vete dhe te tjeret. Bashke ne kemi bere hapa perpara, hapa te cilat do ta ndihmojne Shqipërinë të bëhet nje vend më mikpritës për investitorët. Shqiptaret do te kene shume shpejt drejtësinë transparente dhe te drejte qe u eshte premtuar. Qytetaret duhet te jene te sigurte per kete gje, qe reforma ne drejtësia nuk do te ndaloje.?Jo vetëm çështjet e korrupsionit por edhe ato të pronësisë sipas zv/kryeministrit, Erion Braçe po bëhen problem për zhvillimin.?Do te na duhet te dalim te gjithë nga ideja fikse e konsiderimit te planeve urbanistike thjesht dhe vetëm si mundësi per te dhënë leje ndërtimi per te shkuar drejt programit dhe zhvillimit per 10, 20 dhe 30 vitet qe vijne, nga pikëpamja ekonomike, nga pikëpamja e punësimit etj. T?i kthejmë keto plane ne procese teknike dhe jo fundore.?Duke folur për zgjedhjet vendorë të 30 qershorit Braçe kërkoi që fushata elektorale të fokusohet tek problemet e njerëzve dhe jo tek konfliktualiteti politik.
Recommended