Ora News – Dita pa makina, Ademi: Investim për rritje të aksesit për biçikletat në Shkodër

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

22 shtatori i njohur si dita pa makina, ka rikthyer në qytetin e Shkodres apelin për të mbajtur pastër mjedisin duke promovuar përdorimin e mjeteve alternative. Këtë vit mesazhi i përzgjedhur është ?Levizje e zgjuar, ekonomi e fortë? dhe nën këtë moto marshuan në rrugët e qytetit nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare.
Shkodra mbetet qyteti i biçikletave dhe çdo investim i kryer ka shkuar në shërbim të rritjes së aksesit për këto mjete tha kryebashkiakja Ademi.
Voltana Ademi: ?Në rrjetin e brendshëm të infrastrukturës rrugore gjatë viteve ne kemi parë ndryshime thelbësore në drejtim të rikonstruksionit të rrugëve, ruajtjes dhe rikonstruksionit të bulevardeve të qytetit, shtimit të zonave këmbësore, pedalimit me biçikleta?
Por vetë përdoruesit e biçikletës thonë se ecja në rrugët e Shkodres është kthyer në stres, pasi korsitë e posacme zaptohen nga automjetet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ademi-investim-per-rritje-te-aksesit-per-bicikletat-ne-shkoder/

Recommended