Report TV - Velipojë, Rama mbledh ministrat diskutohet programi i qeverisë

  • 7 years ago
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot mbledhjen e dytë me qeverinë e re brenda javës, pas takimit dy ditor të Llogarasë.

Edhe ky takim do jetë informal, por këtë herë mbahet në Velipojë, Shkodër.

Në 28 gusht Rama mblodhi në Parkun Kombëtarë të Llogarasë anëtarët e kabinetit të ri qeveritar ku prezantoi detyrat dhe kompetencat e reja për ministrat, për shkak të ndryshimit të strukturës së disa institucioneve.

Ndërsa në Velipojë Rama do diskutojë me ministrat çështjet e programit. Shefi i ekzekutivit do të ketë në tavolinë prioritetet e secilës ministri në katër vitet ardhshme, si dhe afatet e konkretizimit të tyre. Po ashtu në fokus do të jenë edhe strukturat, kryesisht të atyre dikastereve të cilave do t?u bashkohen ministritë që shkrihen.

Mbledhja vjen katër ditë para konstituimit të Kuvendit të ri dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, post i cili do t?i besohet ish-kryetarit të grupit parlamentar socialist, në legjislaturën e fundit, Gramoz Ruçi.

Recommended