Ora News – Integrimi, Bushati: Ka ardhur koha që proces të ketë kalendar e afate
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore.
Gjatë vizitës ministri Bushati nënvizoi tre rreziqet imediate që i kanosen rajonit.
?Rreziku i parë është që zgjerimi mos të konsiderohet më si objektiv parësor i përbashkët, rreziku i dytë është që rritja e bashkëpunimit politik në rajon të mos ketë impakt konkret në jetën e qytetarëve tanë; ndërsa rreziku i tretë ka të bëjë me tendencën e re për të sakrifikuar shtetin ligjor në altarin e stabilitetit?, tha Bushati.

Krahas bisedimeve për ritmin dhe cilësinë e procesit të integrimit, Ministri Bushati u shpreh se ?ka ardhur koha që ky proces të ketë një kalendar dhe afate?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/integrimi-bushati-ka-ardhur-koha-qe-proces-te-kete-kalendar-e-afate/
Recommended