Ora News - Shkodër, qëllohet me armë 21 vjeçari në lokal. Në kokë shenja dhune

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 21 vjeçar është plagosur me armë zjarri në një lokal muzike në fshatin Beltojë të Shkodrës, pasi u konfliktua me të tjerë persona që ndodheshin ne këto mjedise.
Ngjarja u regjistrua në orën 03.35 minuta të së dielës dhe i plagosur mbeti Edmir Nilaj nga fshati Vukel i Malësisë së Madhe i cili u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal te Shkodrës.
Ai ka përveç plagës së plumbit edhe goditje në kokë, si pasojë e konfliktit fizik që ka patur mes paleve dhe ndodhet në gjendje kritike për jeten.
Burime policore bëjnë me dije se gjithçka nisi pas një debati mes te rinjve të dy tavolinave që ndodheshin brenda në lokal dhe në momentin që situata ka nisur të agravojë, rojet e sigurisë kanë bërë nxjerrjen e tyre jashtë.
Konflikti ka vijuar edhe në oborrin e lokalit dhe në një moment i riu është qëlluar me armë, që dyshohet se është i rojës së sigurisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-plagosje-me-arme-zjarri-ne-hyrje-te-qytetit/

Recommended