Report TV - Myftiu i Tiranës,Gurra:Përpjekje për të nxitur përçarje fetare

  • 7 years ago
Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra komenton në studion e Report Tv reagimet e ashpra në drejtim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për vendosjen e ekraneve përpara Monumentit të Skënderbeut, dje gjatë faljes së namazit për Kurban Bajramin.

Sipas tij, skenografia e ngritur në sheshin Skënderbej nuk kishte për qëllim të mbulonte monumentin e heroit kombëtar, por të përcillte mesazhe për të gjithë besimtarët e pranishëm në shesh.

Gurra i cilëson histeri kolektive akuzat në drejtim të organizatorëve dhe besimtarëve myslimanë, ndërsa thekson se ka përpjekje nga brenda dhe jashtë për të cenuar harmoninë fetare në Shqipëri.

"S?e përjashtoj mundësinë e një pjese, kushdo qofshin, brenda apo jashtë, janë përpjekur t?i fryjnë kësaj, të një ndasie të momentit, si p.sh myslimanët paskan këtë qëndrim ndaj figurës së heroit kombëtar. Përkundrazi, s?ka asnjë arsye, Skënderbeu dhe të gjithë heronjtë kombëtar, figurat historike, që kanë vënë sakrificat e tyre për ngritjen e themeleve të shtetit, ka myslimanë, të krishterë, mbeten figurat më madhështore që ka ky komb më shumë se çdo komb tjetër?, u shpreh Gurra.

Ai sqaron gjithashtu se myslimanët nderojnë çdo figurë historike të kombit shqiptarë që ka vendosur përpara kombin dhe atdheun.

Recommended