Report TV - Raporti, 30 dosjet me kohën ekstreme në Gjykatën e Lartë

  • 7 years ago
Gjykata e Lartë, që është kupola e drejtësisë Shqiptare, konsiderohet si një ndër gjykatat që ka sjellë zvaritjen më të madhe të proceseve gjyqësore, për sa i përket nxjerjes së një vendimi përfundimtar. Kjo për shkak të numrit të madh të dosjeve që rregjistrohen në sekretarinë e kësaj gjykate, por edhe të numrit të vogël të trupave gjyqësore që ka në dispozicion kjo gjykatë.

Pavarësisht këtij probabiliteti, në shumë raste Gjykata e Lartë, ka vepruar në zgjidhjen e shpejtë të çështjes duke dalë me vendime përfundimtare. Por kjo sipas një studimi të kryer nga Qëndra për Çështje të Informimit Publik (INFOCIP) ka ndodhur në shumë pak raste.

Sipas këtij studimi në këto pak raste, trupat gjyqësore të Gjykatës së Lartë kanë vepruar me procedurë të përshpejtuar duke i dhënë zgjidhje konflikteve gjyqësore.Gjatë analizimit të këtij raporti gazeta ?Shqiptarja.com?, mësoi se gjatë vitit 2016 Gjykata e Lartë ka marrë vendim përfundimtar, për më shumë se 600 dosje.

Recommended