Kapet shpërndarësi i kokainës me biçikletë

  • 7 years ago
olicia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar që merrte porosi dhe shpërndante doza kokaine me biçikletë.

Ai është Kataldo Mulaj, i cili u vu në pranga gjatë operacionit të koduar ?Seller?. 25-vjeçari u kap në rrugën ?Artan Lenja?, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar 2 doza me kokainë.

I riu ka qenë me biçikletë në momentin që u ndalua për kontroll. Sipas policisë, Kataldo Mulaj merrte porosi me telefon dhe dorëzimin e bënte duke udhëtuar me biçikletë, me qëllimin e shmangies së kontrolleve.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me kokainë. U sekuestruan gjithashtu edhe 128.900 Lekë dhe 200 euro të përfituara nga aktiviteti i jashtëligjshëm i shitjes së kokainës. I riu akuzohet për prodhim dhe shitje droge.

Recommended