Ora News - Deputeti Rakipi flet pas aksidentit: S’kam qenë me shpejtësi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PDIU-së i konsideron të pavërteta akuzat e hedhura prej PD-së në drejtim të tij mbi aksidentin e të shtunës (12 gusht 2017) në mëngjes ku mbeti viktimë tregtari 53 vjeçar Seit Sorra.
Në një komunikim me Ora News deputeti Aqif Rakipi shprehet se ndihet keq për jetën e humbur duke sqaruar dhe përse u largua nga vendi i ngjarjes.
Aqif Rakipi: Më vjen keq për jetën e njeriut që iku dhe familjarët e tij. Nuk shqetësohem për akuzat politike. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe Prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin si ka qenë ngjarja. Viktima ka zbritur nga furgoni dhe ka dalë përpara. Ai ishte një aksident që nuk mund të shmangej edhe pse unë nuk isha me shpejtësi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/deputeti-rakipi-flet-pas-aksidentit-skam-qene-me-shpejtesi/

Recommended