Ora News – Kukës, Bashkia nis rikonstruksionin e plotë të rrugës së tregut

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Merr zgjidhje problemi i rrugës së Tregut në Kukës. Bashkia e qytetit ka nisur punën për ndërtimin e unazës veriore të qytetit ose siç njihet ndryshe ?Rruga e Tregut? infrastruktura e dobët e së cilës krijonte vështirësi si për tregtarët ashtu edhe për qytetarët.
Në këtë aks rrugor zhvillojnë aktivitetin qindra subjekte private dhe sipas tregtarëve dhe banorëve, rikonstruksioni i plotë i rrugës do të krijojë lehtësi.
E gjithë unaza me gjatësi rreth 1.2 km, nga e cila do të zhvendoset edhe trafiku për mjetet e tonazhit të rënde, do të ketë parametrat e standardeve ndërkombëtare, me trotuare, ndriçim, kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukes-bashkia-nis-rikonstruksionin-e-plote-te-rruges-se-tregut/

Recommended