Ora News - Banorët e Kamzës në alarm nga zjarri në një vendgrumbullim mbetjesh
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Kamzës prej disa ditësh jetojnë nën pushtetin e tymit që krijohet prej djegies së mbeturinave në vendgrumbullim. Banorët shprehen se prej kohësh detyrohen të përballen me këtë fenomen, që ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Prej disa ditësh banorët e Kamzës gjenden mes tymit të shkaktuar nga flaka e vënë në një vend grumbullim plehrash që ndodhet pranë lagjes ?Dritas?.
Banorët e zonës thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodh, një shqetësim i tillë, ata e kanë ngritur prej kohësh por ende nuk kanë gjetur një zgjidhje nga institucionet përkatëse.
Në një sqarim për Ora News, bashkia Kamëz thotë se ditët e nxehta të kësaj periudhe kanë krijuar problemet e vatrave të zjarreve dhe se Bashkia po monitoron dhe po ndjek situatën për të neutralizuar ndotjen.
Ndërkohë, për ambjentalistin Sazan Guri kjo që po ndodh në atë zonë është një dëm njerëzor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/banoret-e-kamzes-ne-alarm-nga-zjarri-ne-nje-vendgrumbullim-mbetjesh/
Recommended