Banoret e Kamzës, probleme me ujrat e zeza - (5 korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Burrat e 30 familjeve në afërsi të Kamzës, pas shtatë vjetësh sorollatje, në dyert e zyrave shtetërore, sot kanë marrë veglat e punës dhe kanë blerë vetë ato çka duhen për të pasur tubacione të ujit si gjithë njerëzit e tjerë. Familjet e 30 ish-ushtarakëve në vitin ?94, me vendim qeverie u strehuan në një repart ushtarak të Kamzës. Sipas ligjit për privatizimin e banesave edhe këto familje të pastreha u bënë pronarë të rregullt të godinës së repartit.

Prej shtatë vjetësh nuk kanë lënë derë zyre pa trokitur për 200 metra tubacion, që të mos përmbyten nga ujrat e zeza, të cilat çdo ditë dalin në sipërfaqe rrotull shtëpive, pasi bashkia e zyra komunale ku janë ankuar, nuk kanë bërë gjë për ta, e vetmja zgjidhje mbeti rregullimi vetë i tubacionit.

?U bënë gjashtë vjet, që notojmë të gjithë mbi ujrat e zeza. Kështu u detyruam vetë me fondet tona ta bëjmë këtë kanal. Jemi mbledhur të gjithë si lagje, formuam një komision prej pesë vetësh dhe mblodhëm të gjithë lekë nga të gjitha familjet dhe ia filluam punës vetë?.

Pasi mblodhën gjashtë milion lekë që ju duhen për tubat dhe ekskavatorin, për të mos harxhuar më shumë, sot edhe punët e krahut po i bëjnë vetë. Ndërkohë taksat dhe tatimet edhe këto 30 familje me dokumentacion të rregullt për banesat e tyre i paguajnë dhe do të vijojnë t?i paguajnë për shtetin./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended