Ora News – Operacion antikanabis në Tepelenë, Demiraj shkel vetë me këmbë parcelat

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një operacion për shkatërrimin e parcelave me kanabis është ndërmarrë nga policia në Tepelenë.
Në zonën e thepisur të quajtur Backovë, janë shkatërruar dy mijë rrënjë kanabis, kubikë e fishekë.
Operacioni është drejtuar në terren nga zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Rebani Jaupaj dhe drejtori i ShCBA, Eduart Merkaj ndërsa është monitoruar nga vetë ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.
Operacioni për shkatërrimin e parcelave ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit pas informacioneve të marra nga Shërbimi Informativ në lidhje e ekzistencën e parcelave të kultivimit të lëndës narkotike.
Aktualisht operacioni po zhvillohet në grykën e lumit Bënçë, në kanionet e Progonatit.
Terreni ku po zhvillohet operacioni është shumë të thepisur dhe kjo ka detyruar forcat të lëvizin në këmbë rreth 1 orë e 30 minuta.
Droga ishte mbjelle ne parcela të hapura rishtaz. Deri tani janë asgjësuar 1052 rrënjë bimë narkotike dhe 524 kubikë me gjatësi deri në 15 cm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacion-antikanabis-ne-tepelene-demiraj-shkel-vete-me-kembe-parcelat/