Report TV - Iu bë atentat, kush është aktori që gënjeu për emrin, kapet autori

  • 7 years ago
Arrestohet autori i atentatit që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Shkollës ?Partizani? në Tiranë. 31-vjeçari Miklar.T është vënë në pranga sepse qëlloi 8 herë ndaj Mishel Prelës, i cili njihet edhe me emrin Mishel Manoku.

Sipas Policisë nga 8 të shtënat vetëm dy prej tyre kanë kapur në bark Mishel Prelën, duke e lënë atë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Miklar.T duke përdorur një biçikletë ka qëlluar ndaj Mishel Prelës dhe më pas është larguar me shpejtësi. Ai është arrestuar pak orë më vonë, falë edhe postoblloqeve të shumta që ngriti Policia.

Ndërkohë Mishel Prela u dërgua në spital dhe fillimisht ai gënjeu policinë për identitetin, duke dhënë një emër tjetër. Policia i gjeti edhe një kartë identiteti në xhep me emrin Edison Delia, por hetuesit zbuluan se ai quhej Mishel Prela, por njihej edhe me mbiemrin Manoku.

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës thonë se Mishel Prela është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është dënuar me 4 vite burg për një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2010 dhe dyshohet se atentati i mbrëmshëm ka lidhje me këtë ngjarje.

Recommended