Ora News - Gazetarja Keti Banushi zbulon detaje nga megaoperacioni antidrogë në vend

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka ndërmarrë që prej mesnatës një megaoperacion antidrogë në të gjithë vendin. Operacioni po zhvilllohet në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj. Deri tani raportohen se janë sekuestruar 15.7 ton kanabis.
Gjatë orëve të natës në Kavajë mësohet se janë kapur 700 kg drogë.
Lënda narkotike po transportohej me një automjet furgon dhe një fuoristradë në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago për trafikim, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona.
Sipas të dhënave të policisë, mjetet e bllokuara i përkasin Vlorës. Policia po punon për kapjen e persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/operacion-antidroge-ne-vlore-dhe-kavaje-sekuestrohen-20-ton-kanabis/

Recommended