VKM - Rama bllokon tenderat, pezullon përkohësisht prokurimet publike

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm ka pezulluar fillimin dhe vijimin e procedurave të prokurimit publik për të gjitha institucionet qeverisëse. Një vendim i tillë vjen në momentin që vendi ndodhet në një periudhë tranzitore deri në formimin e qeverisë së re. Aktualisht kabineti qeveritar përbëhet nga titullarë të tre partive politike, PD, PS dhe LSI dhe një vendim i tillë vjen si masë për të shmangur tenderat abuzivë.
Me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave është vendosur pezullimi i përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimit publik, por edhe pezullimin apo procedurave të nisura për fondet në dispozicion të njësive të qeverisjes qendrore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre për vitin 2017.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-pezullon-perkohesisht-prokurimet-publike-per-2017/

Recommended