Ora News - Sarandë - Ishujt e Ksamilit mbushen me rërë për plazhe të reja, Tare: E pa lejueshme

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vija bregdetare e Ksamilit ka veçantinë se nuk është e mbushur me ndërtime apo lokale si pjesa tjetër e vijës bregdetare të vendit.
Mirëpo, një gjë e tillë ka nisur të dëmtohet nga disa biznese që kërkojnë të përfitojnë hapësira më të mëdha plazhimi, duke hedhur materiale e sasi rëre në det. Përveçse dëmtojnë faunën dhe florën përreth ndërhyrje të tilla dëmtojnë edhe vijën bregdetare shkëmbore të virgjër.
Kontrolli i territorit në Ksamil nuk funksionon pasi siç shihet edhe nga pamjet në mes të ditës punëtorë derdhin mbetje inerte në det duke krijuar hapësirë për plazh. Sipas ligjit kontrolli i vijës bregdetare është detyrë e IKMT.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ishujt-e-ksamilit-mbushen-me-rere-per-plazhe-te-reja-tare-e-pa-lejueshme/

Recommended