Uji i Ftohtë, destinacion i preferuar për turistët e huaj dhe vendas

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Uji i Ftohtë në Tepelenë, është një nga zonat me peisazhin më të veçantë, me burime të shumta uji të pastër dhe të ftohtë, prej nga ka marrë edhe emrin.
Në këto ditë të nxehta vere ky destinacion është kthyer në një pikë mjaft të frekuentuar nga turistët e huaj. Burimet natyrore rrjedhin në këtë hidromonument që gjendet në të majtë të aksit Tepelenë -Gjirokastër, pak pas degëzimit që të çon në Përmet. Zhurma e ujit, bimësia e dendur e kanë kthyer këtë vend në një stacion pushimi tepër të dëshiruar jo vetëm për udhëtarët por edhe për turistët që vijnë nga larg.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/uji-i-ftohte-destinacion-i-preferuar-per-turistet-e-huaj-dhe-vendas/

Recommended