Rëra e paster ,pylli, e bëjnë destinacion turistik të preferuar Divjakën, pushuesit: Vend fantastik!
  • 4 years ago
Plazhi i Divjakës këtë fundjavë është vizituar nga një numër i konsiderueshëm pushuesish jo vetëm nga rrethinat, por edhe nga qytete të tjera. Rëra e pastër, deti i kulluar si dhe freskia e pyllit të pishës e bëjnë këtë destinacion turistik mjaft të kërkuar nga pushuesit.

Jo vetëm lushnjarët por edhe elbasanllinjtë, durrsakët dhe fierakët kanë pushuar në Plazhin e Divjakës këtë fundjavë.