Report TV - Ish- i forti i Shkodrës i shpëton atentatit në qendër të qytetit

  • 7 years ago
Një plagosje me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit ku është qëlluar tre herë në drejtim të Ilmir Hajdarit, 42-vjeç i cili njihet dhe me nofkën Mir Vetulla. Autori ka qenë i maskuar ndërsa pas të shtënave është larguar menjëherë duke përfituar edhe nga errësira.

Shënjestra e këtij atentati rezulton me precedent penal për disa vepra kriminale. Ai është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit më 21 tetor të vitit 2001.

Recommended