Ora News - Basha: Bëra gabim që vura në listë Lefter Maliqin. Flet për Spahinë e Topin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sonte në studion e Arena nga Dritan Hila në Ora News është i ftuar lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Hila: Dua t?ju pyes në një aspekt tjetër. Përsa i përket përzgjedhjes së grupit parlamentar, ishte një akt sovran i joti dhe zoti Berisha tha që është cështje e kryetarit. Megjithatë ka një grup prej këtyre deputetësh që kanë ikur, kanë deklaruar që mund të bëjnë edhe parti të re në rast se juve nuk fitoni zgjedhjet. E keni këtë frikë?

Basha: Se kam dëgjuar këtë me thënë të drejtën. Natyrisht cdo kush është i lirë të marri vendimet e veta. Dy gjëra dua të them. Absolutisht kam ushtruar në momentin që ushtrova këtë të drejtë, ishte e vetmja rrugë për ta bërë. Nuk doja ta personalizoja si vendim, do kisha marrë tjetër vendim, s?kishte kohë, u personalizua. Vendimi është vendim i drejtë. Jam i bindur thellësisht se ky është ekipi fitues i republikës së re. Nga ana tjetër sic e kam thënë dhe nuk dua të zgjatem shumë këtu, askush s?më thotë se jam i lidhur me këtë parti vetëm sa kohë jam deputet. Se ne qofte se është ashtu rrugë e mbarë, Lefter Maliqi. E di ku e kam bërë gabimin? Jo që e kam vënë të tretin, po që s?duhet ta kisha vënë fare. Po kshu e ke ti? Po rrugë e mbarë. Mirupafshim. Asnjë s?mbaj me zor në PD unë. Asnjë nuk largoj, njerëzit duhet të gjejnë veten e tyre. Unë mbaj përgjegjësitë e mia si kryetar dhe i kam marrë këto përgjegjësi. Vendimet që më presin si kryeministër janë shumë herë më të vështira se ky vendim që kam marrë. I vështirë ishte ky, po ka vendime më të vështira. Kjo është barra e përgjegjësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-flet-per-lefter-maliqin-kreshnik-spahine-e-bamir-topin/

Recommended