Ora News – Nesër hapen 400 metrat e para të bulevardit të ri, akses dhe në parkim

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbrëmjen e së martës do të hapen 400 metrat e parë të Bulevardit të ri dhe parkimi nëntokësor me 328 vende.
Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin përgjatë këtij segmenti, me një kosto 8 milionë euro për Bulevardin dhe 6 milionë euro për parkingun, kredi me fondin Abu Dhabi.
Genci Kojdheli: ?Kemi dhe një akses logjistik në parkimin nëntokësor. Kjo është një arsye se përse po e hapim pjesërshit bulevardin. Do të lidhemi me lumin e Tiranës shpresoj brenda vitit të ardhshëm ku do të jetë dhe koha e përfundimit të gjithë projektit. Kanë gjelur 150 metrat e fundit për tu shpronësuar disa shtëpi.?
Drejtori i Projekteve Genci Kojdheli tha se Bulevardi i ri do ti dedikohet më së shumti këmbësorve.
Genci Kojdheli: ?Pjesa e parë e Bulevardit që hapet fokusohet më shumë tek kalimtarët, njerëzit që duan të shijojnë gjelbërimin, hapësirat, të bëjnë vrap apo të lëvizin me biçikletë.?
Risi është edhe ndriçimi Led i përdorur përgjatë tij .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/neser-hapen-400-metrat-e-para-te-bulevardit-te-ri-akses-dhe-ne-parkim/

Recommended