Ora News - Idrizi zbulon nga Vlora me kë do bëjë koalicion PDIU pas 25 qershorit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet mbetet e vendosur për të qenë pjesë e qeverisjes pas 25 qershorit.

Nga Vlora, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi se partia që drejton do të jetë pjesë e asaj mazhorance që ka në programin e saj çështjen kombëtare dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Idrizi: ?Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë pjesë e mazhorancës. E asaj mazhorance që çështjet patriotike kombëtare, çështjen e dinjitetit kombëtar, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë do ta bëj pjesë të programit të saj. Vetëm me ata do jemi. Ndryshe do ta kemi më kollaj në Parlamentin e Shqipërisë të ngrihemi çdo ditë, në çdo seancë dhe të kërkojmë drejtësi për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Por edhe për shqiptarët në Mal të Zi, në Maqedoni, në Diasporë dhe kudo ku ata jetojnë?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-zbulon-nga-vlora-me-ke-do-beje-koalicion-pdiu-pas-25-qershorit/