Afati i aplikimeve për kreditë e buta përfundon në 8 qershor

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët e Tiranës kanë 6 ditë afat për të aplikuar dhe për të dorëzuar dokumentacionin e plotë në Bashkinë e Tiranës për të përfituar nga programi i Kredisë së Butë. Sipas këtij institucioni në një ditë aplikojnë 200-300 persona, ndërsa përfitues të kësaj faze të parë do të jenë 1000 persona. Pas datës 8 qershor, lista emërore do të dorëzohet në Këshilli për miratim.
200-300 qytetarë i drejtohen në një ditë zyrës së strehimit në bashkinë së Tiranës për të aplikuar në programin e kredisë së butë, program që mbështetë personat e pastrehë. Drejtorja e Mbrojtjes dhe përfshirjes sociale në Bashki Anisa Ruseti i bën thirrje qyetarëve të aplikojnë në 6 ditë e mbetura.
Ruseti: Në 8 qershor mbyllen aplikimet, pra qytetarët kanë afat deri në 8 qershor për të aplikuar për programin e kredisë së butë deri në 8 qershor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/afati-i-aplikimeve-per-kredite-e-buta-perfundon-ne-8-qershor/

Recommended