"Stacioni fundit" - Kapet makina me 32 kg tritol në aksin Fushë Krujë-Kamëz, 3 të arrestuar

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 32 kilogramë tritol është sekuestruar në kryeqytet.
Finalizimi i operacionit policor të koduar ?Stacioni fundit? ka çuar në pranga shtetasit Kel dhe Gjon Ndreca 52 dhe 27 vjeç dhe Ndue Kola 38 vjeç.
Kapja e tyre u bë në në segmentin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.
?Shërbimet e policisë kanë konstatuar një shtetas (Ndue Kola) i cili po qëndronte në mënyrë të dyshimtë dhe pak çaste më pas i është afruar një automjet tip ?Mercedes Benz?, me dy shtetas (drejtues mjeti shtetasi Kel Ndreca dhe pasagjer Gjon Ndreca) të cilët pasi kanë biseduar me shtetasin Ndue Kola i cili po qëndronte në anë të rrugës, kanë zbritur nga automjeti, dhe të tre sëbashku janë afruar në bagazhin e automjetit nga ku kanë nxjerrë një qese plastike dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen për në një lokal aty pranë? sqaron policia.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kapet-makina-me-32-kg-tritol-ne-aksin-fushe-kruje-kamez-3-te-arrestuar/

Recommended