Report TV - Banorët e fshatit në Gjirokastër:Do bojkotojmë fushatën dhe zgjedhjet

  • 7 years ago
GJIROKASTËR-Bojkot zgjedhjeve, kështu janë shprehur banorët e fshatit Arshilengo në Gjirokastër. Ata thonë se nuk do të lejojnë as kutitë e votimit të futën në fshatin e tyre.

Deri tani nuk ka shkuar asnjë kandidat për të bërë fushatë, por edhe nëse do të tentojnë ata do të injorohen nga këta banorë, qofshin këta të majtë apo të djathtë.

Sipas banorëve të Arshilengos, ata kanë provuar gënjeshtrat e të dy palëve sepse deri tani në këtë fshat asnjeri nuk ka vënë dorë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore.

Kanalet e ujërave të zeza, prej kohësh janë përzier me ujërat e bardha dhe në disa raste, edhe me ujin e pijshëm.

400 banorë të kësaj zone thonë se janë të mbrojtur nga Zoti që nuk i kap ndonjë epidemi, pasi nga shteti nuk po bëhet asgjë.

Recommended