Ora News – Helmimi në miting, eksperiment me qentë për rrezatimin nga prozhektorët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ka referuar në prokurori materialet për ngjarjen e së shtunës, (27 maj 2017) ku 140 pjesëmarrës në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike kanë shfaqur probleme shëndetësore. Vepra penale është referuar për ndotje të mjedisit ndërsa është urdhëruar kryerja e shume ekspertizave. Eksperiment për ndikimin e prozhektorëve mund të realizohet dhe me qentë e rrugës.
Policia ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet për ngjarjen e ndodhur në mitingun e hapjes së fushatës së Partisë Demokratike, ku u helmuan 140 protestues.
Zyrtarisht akuza e referuar nga polici është ndotja e mjedisit, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal. Materialet që kanë mbërritur në prokurori janë dëshmitë e personave të helmuar, pamje filmike dhe kërkesa për kryerjen e aktit të ekspertizave radioaktive si dhe sekuestrimet e disa prozhektorëve.
Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se krahas metodave shkencore për të zbuluar shkaqet e ngjarjes mund të eksperimentohet me qen rruge për të parë efektin e rrezatimit të prozhektorëve, një element ky që dyshohet se mund të jetë bërë shkak për shqetësimet shëndetësore të shkaktuara në miting.
?Më datë 27.05.2015, nga ora 19:00, deri në orën 20:30, në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, ka filluar aktivitetin elektoral të ?Zgjedhjeve Parlamentare 2017?, rreth dy orë pas mbarimit të aktivitetit, disa pjesëmarrës kanë patur skuqje të syve, fytyrës dhe qafës, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin Francez pranë Q.S.U.T., janë larguar për në banesë? thihet në njoftim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/helmimi-ne-miting-eksperiment-me-qente-per-rrezatimin-nga-prozhektoret/

Recommended