Ora News – Durrës, sherr me thika për parkimin e makinës, dy të vdekur, një plagoset

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka shkuar në dy numri i viktimave të sherrit me thika të nisur për një vendparkimi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së martës, 23 maj 2017, në fshatin Rrushkull të Durrësit.
Sipas policisë viktimat janë 40 vjeçari Lulzim Qano nga Rrushkulli i Durrësit dhe Yzedin Shallari, 50 vjeç. Ky i fundit humbi jetën në spital. Ndërsa u plagos Eduard Xhaferri, 60 vjeç.
Yzedin Shallari dhe dhe Eduart Xhaferri janë konfliktuar me Lulzim Qano i cili sipas të dhënave paraprake të policisë ka kërkuar lirimin e vendit të parkimit.
Fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e thikave, ku të tre personat, viktima dhe dy të plagosurit kanë goditur njëri tjetërin.
Policia sqaron se: Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin
Për pasojë 40 vjecari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherr-me-thika-nje-i-vdekur-dhe-dy-te-plagosur/

Recommended