Ora News – Durrës, sherr me thika për parkimin e makinës, dy të vdekur, një plagoset

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sherr për parkimin i ka kushtuar jetën dy personave në Rrushkull të Durrësit. Lulzim Qano është përleshur me Yzedin Shallarin dhe mikun e tij Eduart Xhaferri për shkak të vendit të parkimit pranë një agrofermë.

Fillimisht në vendngjarje ka ndërruar jetë 40 vjeçari Lulzim Qano, ndërsa viktima i dytë Yzedin Shallari 60 vjeçar ndërroi jetë në spital. Në gjendje të rëndë ndodhet 50 vjeçari Eduart Xhaferri.

Sipas policisë së Durrësit Qano ka kërkuar lirimin e vendit të parkimit, nga dy personat më të mëdhenj në moshë, çka u bë shkak për dy jetë të humbura.

Fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas degjeneroi në përdorimin e thikave, ku të tre personat, dy viktimat dhe i plagosuri kanë goditur njëri tjetrin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sherr-me-thika-nje-i-vdekur-dhe-dy-te-plagosur/

Recommended