Report TV - Korçë, Meta: Të rinjtë janë gjithçka për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj

  • 7 years ago
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim në Korçë, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të kësaj force politike.

Përveç kandidatëve për deputetë i pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se është koha që të rinjtë të flasin dhe të vendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe të ardhmen e Shqipërisë.

?Ka ardhur koha që të mos flasin të tjerët për të rinjtë, por ata të flasin dhe të vendosin vetë. Të rinjtë janë gjithçka për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Korça është qyteti i arsimit, është qyteti i dijes, është qyteti që bën çdo gjë për një të ardhme të ndritur për fëmijët dhe për të rinjtë?, - tha Meta.

Kandidati për deputet, Edmond Panariti, duke marrë fjalën në këtë takim tha se LSI-ja është forca më solidare që bën më shumë për njerëzit dhe që meriton mbështetje.

Recommended