Ora News – Rama: Sot fitoi e gjithë Shqipëria, në 25 qershor do fitojë PS

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama në mitingun përpara Piramidës foli edhe për marrëveshjen me Bashën. Ai tha se sot fituan të gjithë shqiptarët, socialistë dhe demokratë, ndërsa në 25 qershor do të fitojë PS.
Rama tha se me marrëveshjen që u firmos, vettingu do të votohet përpara fushatës, duke i numëruar ditët gjykatësve dhe prokurorëve.
Rama: Jemi mbledhur këtu për këtë ditë, por besoj që më bukur sesa në vend se të çelim sot fushatën elektorale të brohorasim për realizimin e objektivit tonë strategjik, për një Shqipëri me shtet, me punë dhe mirëqënie, për vettingun që do votohet përpara fillimit të fushatës unë nuk besoj se do të kishte.
Të jeni të bindur se me të njëjtën vullnet dhe kokëfortësi që ne luftuam dhe fituam për vettingun do të punojmë për të rritur ekonominë, punësimin dhe mirëqenien.
Ju jeni dëshmitarë të një periudhe jo shumë të lehtë, jeni dëshmitarë të një momenti që sot pas një periudhe jo të zakonshme konfirmon faktin se ne kur themi duam dhe do bëjmë shtet nuk e themi, por e bëjmë.
Ne thamë që zgjedhjet nuk janë një lojë e partive, dhe në fakt ne kemi pranuar të shtyjmë zgjedhjet një javë brenda Kushtetutës dhe ligjit për të fituar betejën e një gjeneratë për një Shqipëri ku gjyqtarët e korruptuar marrin mesazhin e qartë se ditët e tyre në sistemin e drejtësisë janë tani më, të numëruara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-25-qershor-do-fitoje-ps-por-sot-fituan-edhe-demokratet/

Recommended