Report TV - Shtyhet data e zgjedhjeve, Kume: Të bëhen sa më larg 18 qershorit

  • 7 years ago
TIRANE- Në propozimin e David Mc Allister parashikohet që zgjedhjet të mbahen më 16 Korrik.

Ndërsa palët po diskutojnë ende rreth kësaj date, ajo që dihet tashmë është se 18 Qershori e dekretuar nga Presidenti Nishani ka rënë.

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume, i ftuar në studion e Report Tv, u shpreh se zgjedhjet parlamentare duhet të zhvillohen sa më larg 18 qershorit, në mënyrë që Kuvendi të ketë kohën e duhur për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Unë mendoj se zgjedhjet duhet të jenë sa më larg 18 qershorit, në mënyrë që Kuvendi të mos prodhojë produkte me trysninë e orëve. Prandaj, mund të shkohet deri në fillim të shtatori", u shpreh Kume.

Recommended