Ora News – Rama thirrje demokratëve: PD barrikadë, lëreni Saliun kukuth

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Selenica kryetari i PS-së Edi Rama, njëkohësisht kryeministër, ftoi demokratët të bashkohen më 18 qershor pasi PD i ka braktisur dhe është mbyllur në çadrën e turpit.
Edi Rama: ? Është vërtet dëshpëruese të shohësh një parti që lindi nga shpresa e madhe për Shqipërinë si gjthë Europa të pushtojë bulevardin dhe të ngujohet për ti ndërprerë rrugën aspiratës këtij populli për të pasur drejtësië.
Për ti prerë rrugën të ardhmes duke u bërë barigadë për të mos lejuar çirimin përfundimtar të Shqipërisë nga diktaturë e korrupsionit në drejtësi.
Ne e dinim shumë mirë kur filluam këtë betejë se pengesa më e madhe për tu kapërcyer, muri më i lartë për tu shembur, hendeku më i gjerë për tu mbyllur ishte drejtësia e korruptuar.

Kjo i ka mbledhur bashkë në bunkerin e turpit ata që drejtojnë PD dhe ata që vazhdojnë të qëndrojnë në krye të sistemit të drejtësisë.
Janë të lidhur si mishi me thoin, por të jeni të bindur se në 18 qershor ne do t?i zbrapsim njëherë e përgjithmonë. Të jeni të bindur se bllokimi i vettingut për të cliruar drejtësinë do të mbarojë në 18 qershor dhe të jeni të bindur se Parlamenti i ri menjëherë pas qeverisë së re do të votojë zhbllokimin e vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-demokratet-te-lene-berishen-kukuth-te-bashkohen-me-ne/

Recommended