Ora News – Basha i përgjigjet Hahn: Integrimi nuk do të kalojë nga votime farsë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur indirekt komisionerit evropian Johannes Hahn, duke theksuar se rruga evropiane e Shqipërisë nuk mund të kalojë nga votime farsë.
Në ditën e 83 të protestës, Basha ftoi qytetarët që të bashkohen masivisht në protestën e 13 majit, sipas të cilit nga ajo do të kalojë autostrada referendare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Basha: Pa zgjedhje të lira nuk do të kishte pasur kurrë Evropë. Evropa e vlera është Evropa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmit dhe ngre në pushtet kriminelin dhe trafikantin. Miqtë tanë anë e mban botës, duhet ta dinë fare mirë se rruga evropiane nuk mund të kalojë nga bojkoti, nuk mund të kalojë e nuk do të kalojë nga mospjesëmarrja, por kurrsesi nuk do të kalojë nga asgjësimi i garës së vërtetë, nuk do të kalojë nga kthimi i monizmit pas 27 vitesh që e shporrëm. Nuk mundet dhe nuk do të kalojë nga votime farsë të diktuara nga krimi dhe droga.
Rruga evropiane e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada referendare e 13 majit për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj bashkohuni me mua, familjen time, me fëmijët e mi do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Unë e kam parë këtë të nesërme, ju po e ndërtoni ditë për ditë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-13-maj-autostrada-referendare-per-zgjedhje-te-lira/

Recommended