Report TV - Shkodër, tentohet të grabitet argjendaria në Pedonale

  • 7 years ago
Dy persona të maskuar kanë tentuar të vjedhin një argjendari në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Kol Idromeno, ku dy grabitësit kanë hyrë në një berberanë e cila ndodhej ngjitur me argjendarinë.

Ata kanë filluar të qëllojnë me levë murin e argjendarisë, por nga zhurmat e krijuara kanë zbritur pronarët e shtëpisë të cilët kanë qenë sipër dyqanit, ndërsa grabitësit janë larguar me vrap.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të argjendarisë si dhe një mjet prerës të cilin autorët e kanë lënë brenda berberinës.

Autorët kanë shpërthyer derën dhe kanë tentuar të futen nga pjesa e brendshme e argjendarisë për të marrë sende me vlerë, por në momentin që kanë goditur disa herë me leva ka rënë dhe alarmi i argjendarisë. Disa persona janë afruar pranë argjendarisë.

Recommended