Report TV -Grabitet dyqani i luleve në Fier, njëri mori lekët me forcë, dy të tjerët 'roje' te dera

  • 4 years ago
FIER-Një dyqan lulesh është grabitur në lagjen 'Kastriot' pranë gjimnazit 'Janaq Kilica'. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se kanë qenë tre persona që kanë marrë pjesë në grabitje.

Një prej tyre ka hyrë me forcë drejt edhe te sirtari duke marrë xhiron deri në ato momente, rreth 15 mijë lekë, ndërsa dy të tjerët kanë qëndruar tek dera si 'roje' për të kontrolluar lëvizjet.

Recommended