"Bëj si kanë bërë të tjerët", BOOM denoncon: Si kërkohen lekët me "lezet" për regjistrimin e pronës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet me tokat në Shqipëri nuk kanë të mbaruar. Emisioni BOOM ka sjellë rastin e Vllasi Banit nga fshati Daullas të Fierit.

Ai ka përfituar 1300 hektarë tokë sipas ligjit 7501, por nuk ja regjistrojnë se i thonë e ke truall.

Problemet filluan në momentin që shkon për të dorëzuar dokumentet me anë të të cilave donte të regjistronte pasurinë si toke arë. Por çudia më e madhe është se kufitarët e zotit Vllasi e kanë të regjistruar tokën si arë ndërsa vetëm pjesa e zotit Vllasi del tokë truall.

Vllasi Bani: Në 1991 kjo tokë është ndarë sipas ligjit 7501 dhe këtu kemi marrë disa persona nga 1300 metra katëror secili. Nis procedurën për regjistrimin e tokës e cila është vendosur shtëpia mbi këtë pronë. Pasi shkova në hipotekë për të regjistruar këtë pronë më kthehet përgjigjia se prona tuaj do të vazhdojë procedurat më prapa sepse prona rezulton truall shtet, ndërkohë që një pjesë e personave të tjerë e kanë bërë hipotekën, ndërsa mua nuk e di pse ma bëjnë këtë.

Sipas denoncuesit juristi i Prefekturës e ka mbajtur peng 3 vite pasi i thotë që për të regjistruar pronën duhet të bësh ashtu si kanë bërë bashkëfshatarët e tu. Ai thotë se dikush ka paguar dhe dikush jo për të bërë regjistrimin e pronës.

Vllasi Bani: Pasi më ka thirrur ky Besnik Salihi në Prefekturë më ka thënë ti jo muaj, por vjet të rrish nuk e bën dot hipotekën, ndryshe bëj dhe ti si e kanë bërë të tjerë hipotekën.

Gazetarja: Nuk u bërë kurioz të pyesje komshijte si e kanë bërë hipotekën?

Vllasi Bani: Nuk i futem dot kësaj punë, por pak a shumë e di si e kanë bërë, dikush ka paguar, dikush nuk ka paguar.

Juristi Prefekturës- Zotërisë i ka ardhur një shkresë nga Zyra e Regjistrimit Pasurisë Paluajtshme Fier, për verifikimin e AMTP-së. Më vjen kthim përgjigje nga Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes Tokës ?Ju informojmë në sipërfaqen kadastrale 1.44 ha është në zërin kadastral truall shtet?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bej-si-kane-bere-te-tjeret-boom-denoncon-si-kerkohen-leket-me-lezet-regjistrimin-e-prones

Recommended