Ora News – Shoqata e Transportit: MTI gati të dublojë linjat, kontratat abuzive

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Frika për eleminimin e linjave ekzistuese të transportit të udhëtarëve përmes dublimit të linjave është kthyer në shqetësim për Shoqatën e Transportit. Përmes një deklarate për mediat ata kanë ngritur akuza për kontrata të reja të lidhura abuzivisht ndërsa kanë kërkuar të jenë pjesë e konsultimeve.
Dublimi i linjave të transportit vijon të mbetet një shqetësim për të gjithë poseduesit e linjave ndërqytetëse.
Ata kanë ngritur shqetësimin se po bëhen gati nga Ministria e Transporteve disa linja të reja që do të dublojnë ato ekzistuese.
Mariglen Poreci: Po përgatitet rrjeti i ri i linjave që ende nuk ka hyrë në fuqi, nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Linjat e reja dublojë linjat ekzistuese, kjo është një negativitet shumë i madh, do dëmtojë shumë rëndë këtë treg të transportit.
Sipas Mariglen Porecit, përfaqësues i shoqatës së udhëtarëve, poseduesit aktualë të licensave për linja udhëtarësh duhet të bëhen pjesë e konsultimeve.
Mariglen Poreci: I bëjmë thirrje Ministrit që para se të miratojë këtë rrjet linjash të rinj të marrë në konsideratë mendimet e transportuesve. Sipas bashkive të ulet në tavolinë, qoftë edhe deri tek oraret e shërbimit të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqata-e-transportit-mti-gati-te-dubloje-linjat-kontratat-abuzive/

Recommended