Ora News – Policia e Tiranës ka një zv/ drejtor të ri dhe shef të ri rrugor. Ja të gjitha lëvizjet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vijojnë ndryshimet në policinë e shtetit, pas drejtuesve të drejtorëve të 12 qarqeve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ka firmosur 22 emërime të reja që kanë prekur komisariatet në Tiranë dhe ato në rrethe.
Në Tiranë Arsen Sinatamaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit nr 2 do të jetë zëvendësdrejtori për hetimin e krimit të organizuar në Policinë e Tiranës.
Po kështu largohet shefi i Rrugores Ervin Hasrama, në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti. Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Rinasit ku në vend të Ermal Milorit është vendosur Oltion Zeqo.
Ndërkohë janë ndryshuar dhe shefat e komisariateve një, dy, dhe katër në Tiranë. Elton Alushi nga shef i komisariatit nr. 1 emërohet shef sektori në krimet e lehta në Policinë e Tiranës. Shkarkohet shefi i komisariatit nr. 4 Alket Shatro dhe emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme.
Në komisariatin nr. 4 emërohet Agim Hoxha ish-shefi i komisariatit Shijak. Ndërkaq, në Shijak vendin e Hoxhës e zë Aliosha Broka.
Ndërkohë shefi i repartit ?Shqiponja? Vladimir Laskaj është larguar nga kjo detyre me kërkesë të tij para një muaji, dhe është emëruar specialist në drejtorinë e përgjthshme të Policisë. Po ashtu dhe në policinë e Durrësit, Krujës, Shkodrës, Pogradec etj, janë bërë publike emërimet e reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/policia-e-tiranes-ka-nje-zv-drejtor-te-ri-dhe-shef-te-ri-rrugor/

Recommended