Basha: Kavaja, fitore kundër planit të Ramës

  • 7 years ago
Vendimin e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e mazhorancës nga zgjedhjet e Kavajës të dielën në 7 maj, kryetari i Partisë DEmokratike, Lulzim Basha e quajti një fitore. Nga çadra e opozitës, Basha tha se kavajasit refuzuan fasadën kriminale.

Duke iu përgjigjur kërkesën së kreut të qeverisë për dialog deri të dielën, Basha tha se opozita dhe përkrahësit e saj nuk pranojnë ultimatume.

Basha tha se javën tjetër, kjo mazhorancë do të përballet me protestën më të madhe të mbajtur në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

/Tv Klan

Recommended