Basha shperthen ne fyerje kunder Rames

  • 5 years ago
Me një gjuhë të ashpër që tejkaloi edhe kufirin e etikës, Lulzim Basha shpërtheu në akuza ndaj Kryeministrit Rama vetëm pak minuta pasi kreu i qeverisë bëri përgjegjëse opozitën për dhunën në protestën e së enjtes, ku mbeti e plagosur rëndë mes 15 efektivëve të policisë edhe 24-vjeçarja Ina Nuka.

"Po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza të pambrojtura në rresht të parë. I përdor me propagandë dhe do t?i bësh dëshmore me zor, do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehrë, me siguri mezi po e pret o i sëmurë. Ajo nuk do ishte në rradhë të parë të protestës nëse do kishe një polici të trajnuar".

Edi Ramën e paralajmëroi të tërhiqet nga projekti i Unazës sëMadhe, pas së cilës tha se fshihet një mega aferë e lidhur ngushtë me interesa private dhe klienteliste të Kryeministrit.

"Sot i jap një mesazh të qartë, tërhiqu nga afera, asnjë centimetër nuk do përparosh në këtë aferë, të gjitha janë e do jenë atje. Së shpejti do marrësh atë që meriton, tërhiqur sa s?është vonë, ndal terrrorin, dhunimin barbar që po i bën të shoqëruarve".

Vijën e kuqe ia kujtoi sërish teksa prerazi i bëri një ultimatum.

"Nuk do përfundojë me kaq, nuk do i marrësh 40 milionë Eurot, kjo është vija e kuqe, sprapsu dhe mendohu mirë".

Në mesazhin e tij Basha adresoi sërish një thirrje edhe për ndërkombëtarët, ndërsa paralajmëroi se opozita do të jetë edhe në orët e pasdites në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit.

Recommended