Ora News - Krasniqi: S’ka marrëveshje deri të dielën, ka ende kohe

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Asnjë marrëveshje nuk pritet mes partive politike pavarësisht përpjekeve deri në zhvillimin e zgjedhjeve në Kavajë. Kështu u shpreh politologu Afrim Krasniqi në Ora e Intervistës, ku veçoi se ende ka kohë për partitë për të arritur një dialog mes tyre. Krasniqi bëri edhe një bilanc katër vjeçar të punës së parlamentit, ku theksoi se në këtë katër vjeçar parlamenti ka pasur besimin më të ulët të qytetarëve.
Asnjë marrëveshje nuk do të ketë deri ditën e dielë kur mbahen zgjedhje në Kavajë. Takimet e zhvilluara deri më tani ishin kortezi. Kështu shprehet politologu Afrim Krasniqi në Orën e Intervistë në studion e Ora News. Ai thotë se ende ka kohë për partitë politike.
Krasniqi: Në Shkodër ka një shprehje popullore, por unë jam i detyruar ta përdor: ?Më ka çuar nëna për të larë gojën?. Kjo është shprehje që përdoret kur palët nuk kanë ndërmend për të arritur kompromis dhe takimi sot ishte më tepër për të qenë korrekt me ndërkombëtarët dhe Presidentin përpara asaj që quhet ?përplasja? e Kavajës. Unë uroj që në Kavajë mos ketë përplasje në aspektin simbolik.
Pra deri të dielën nuk do kemi marrëveshje?
Krasniqi: Nuk besoj të ketë asnjë risi në marrëveshje, por ka kohë, ka ende kohë dhe ka disa aktorë sidomos ndërkombëtarë të përfshirë për të arritur pika kontakti mes palëve.
Por ky parlamenti sipas politologut Krasniqi do të mbahet mend për dy elementë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-ska-marreveshje-deri-te-dielen-ka-ende-kohe/

Recommended