Report TV - Përplasen makinat në superstradën Rrëshen-Milot, dy të plagosur

  • 7 years ago
Një aksident me dy të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Rrëshen-Milot, tek Ura me Harqe.

Rreth orës 16:00 janë përplasur mjetet Volkswagen me targë AA913HM me drejtues I.S. banues në Kukës dhe mjeti Benz me targë LE8330A me drejtues L. I. banues në Ishull - Shëngjin.

Si pasojë e aksidentit kanë marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjeri në mjetin Volkswagen si dhe drejtuesi me një pasagjere në mjetin Benz të cilët u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve.

Grupi hetimor, ne bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po kryen veprimet e para proceduriale hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Recommended