Ora News - Zguri: Afati i fundit për listat e kandidatëve për deputetë 28 prilli jo 3 maji

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri thotë në studion e Ora News, se afati i fundit për regjistrimin e listave shumëemërore për deputetë ishte data 28 prill ora 12 dhe jo deri më 3 maj, siç pretendon kreu i KQZ-së.
Sipas tij, regjistrimet pas datës 28 prill janë të paligjshme
Zguri: Ka pasur një ?neglizhencë? nga KQZ. Ligji e ka përcaktuar si organ kolegjial, biles edhe kompetenca e kryetarit vijnë pas vendimmarrjes. Partia Demokratike thoshte se ishte data 28 afati për regjistrimin e listave shumëemërore. Ishte e vërtetë. Kur u futëm dhe bëmë llogaritë përkatëse, data 28 ora 12:00 ishte afati i fundit ku subjektet kishin të drejtë për të sjellë listat shumëemërore. Problemi më i madh ishte mënyra se si menaxhua nga KQZ. Ne jemi në një kontekst. Është e qartë se një pjesë e spektrit politik nuk është futur në zgjedhje.
Vëmendja është shumë e madhe dhe nuk mundej që një deklaratë e tillë të anashkalohej nga KQZ. Çfarë u bë? Përmes një deklarate të zëdhënëses, titullari i institucionit në tejkalim të kompetencave të veta, mund të deklarohej në emër personal, por nëse flet në emër të KQZ duhet të ketë vendimmarrje. Kam deklaratën e datës 29 të KQZ ku thuhet se është data 29 prill data e fundit.
Mbas 24 orësh. Deklarata e dytë e KQZ, që më duhet ta citoj; KQZ e ndjeshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është caktuar, ju tërheq vëmendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë, se ende synohen manovra gjithëpërfshirëse prej datë 3 maj. Brenda 24 orëve na lëvizën tre data. Unë jam i bindur se është data 28 ora 12:00.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zguri-afati-i-fundit-per-listat-e-kandidateve-per-deputete-28-prilli-jo-3-maji/

Recommended