Ora News - Fatmir Mediu tregon çfarë ka diskutuar me këshilltarin e Ramës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka rrëfyer në studion e lajmeve të Ora News, takimin me këshilltarin e kryeministrit Rama, Ëngjëll Agaçi. Kreu i republikanëve thotë se takimi ka qenë i rastësishëm dhe sigurisht është diskutuar edhe për situatën politike.
Mediu: Kam pasur një takim të rastësishëm, nuk kam mandate negociatori, i vetmi mandate që unë kam pasur në kuptimin me zotin Basha ka qenë diskutimi që unë kam bërë në SHBA, nuk kam ndonjë mandate për të negociuar me mazhorancën . Por kjo nuk më pengon që të kem marrëdhënie normale me këdo që është pjesë e politikës apo e administratës. Nuk besoj që jemi në kohën e diktaturës ku duhet të konsiderojmë njëri-tjetrin si armik të klasës. Me zotin agaci njihem prej kohësh, banojmë dhe në të njëjtin pallati dhe ishte një takim i rastësishëm. Pa dyshim u diskutua edhe për shqetësimet që kemi. Agaçi pretendon se i është dhënë zgjidhja, nëpërmjet kryeministrit Rama me negociatat, kurse unë mendoj se nuk i është dhënë zgjidhja. Ajo që unë shikoj në atë platformën që parashtruar zoti Rama është një ide për të kënaqur ambicje që nuk janë të opozitës.
Për negociatat e dështuara, ku asistuan edhe ndërkombëtarët, Mediu tha se rezultati nuk mund të arrihet me një orë negociata.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fatmir-mediu-tregon-cfare-ka-diskutuar-me-keshilltarin-e-rames/

Recommended