Protestat e 1 Majit - Apeli i Sindikatave: Të rritet paga minimale, më shumë të drejta

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritje të pagës minimale dhe zbatim i të drejtave të punonjësve janë dy nga kërkesat e ngritura nga Sindikatat me rastin e 1 Majit. Ato kanë zgjedhur pikërisht këtë ditë për të parashtruar kërkesat e tyre, ndërsa Aleanca Gjinore ka denoncuar fasoneritë që edhe në ditë pushimi i kanë thirrur gratë të punojnë.
Sindikatat e punonjësve kanë protestuar me rastin e 1 Majit për të kërkuar më shumë të drejta që sipas tyre u janë mohuar punonjësve.
Tubimi është mbajtur për disa minuta pranë sheshit të ?Ushtarit të Panjohur? në Tiranë.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikollaj, tha se rritja e pagës minimale është një nga kërkesat dhe nevojat e kahershme të punonjësve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-1-maji-dita-nderkombetare-e-punetoreve/

Recommended