3 anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ: Biba shkeli ligjin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të propozuar nga opozita, kundërshtojnë afatet e bëra publike nga KQZ për regjistrimin e partive dhe koalicioneve.Hysen Osmanaj, Klement Zguri dhe Vera Shtjefni në një deklaratë të përbashkët, theksojnë se deklarimet e bëra nga KQZ janë qëndrime personale si dhe tejkalim flagrant i kompetencave të kryetarit Denar Biba.Anëtarët sqarojnë se në emër të KQZ, është bërë një interpretim subjektiv i nenit 67 të kodit, duke vendosur që ?afati i regjistrimit të listave të kandidatëve të partive, ishte 29 prill 2017. Por, sipas tyre, në çdo përllogaritje kjo datë duhej të ishte 28 prilli, në mesnatë.Rrjedhimisht, - theksojnë tre anëtarët - çdo regjistrim përtej këtij afati, është nul, i paligjshëm dhe i pavlefshëm. Një tjetër shkelje e pretenduar është dhe vendosja e një afati tjetër ligjor për regjistrimin e subjekteve dhe listave të kandidatëve, ne datën 3 maj 2017, kur dihet që ky afat ka mbaruar prej më shumë se 20 ditësh.Anëtarët e propozuar nga opozita paralajmërojnë se KQZ ka marrë një pozicion partizan, të anshëm, e në shërbim të mazhorancës politike aktuale.

Recommended