Ora News - Pollo: Rama pranoi të thyente tabutë e veta

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i ftuar në studion e Ora News, thotë se kryeministri Edi Rama arriti të thyente tabutë, duke pranuar një sërë pikash që deri pak ditë më parë nuk i pranonte.
Pollo: Ndryshe nga ç?thoshte deri pardje, data e zgjedhjeve absolutisht nuk vihej në diskutim, qeveria nuk lëviz fare. Si pasojë e zhvillimeve politike, Edi Rama pranoi të thyente tabutë e veta dhe ky është një fakt që duhet njohur.
Fakti që u pranua nga Edi Rama të lëshonin gjysmën e qeverisë dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve është një shenjë se deri diku, por jo sa duhet që edhe kuptimi i gjendjes ku ndodhet ka depërtuar në mendjen e tij. Le të jemi optimistë të moderuar dhe të themi se e ka marrë vesh që duhet të lëshojë, por jo të lëshojë thasë rëre për të mbajtur në hava ballonin e tij, por të kuptojë një qeveri teknike ku Partia Socialiste dhe Edi Rama të jenë të përfaqësuar edhe në koncept, edhe në formulë, edhe nominalisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pollo-rama-pranoi-te-thyente-tabute-e-veta/

Recommended